Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Jugu gjerman i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit

nga Kaltrina Berila1 qershor 2024
Jugu gjerman i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit

100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë

Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura sidomos Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg. Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman.

Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror./DW

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →