Për “Justice” do të mendohet një datë tjetër.
Kjo pasi, këngëtari Justin Bieber njoftoi se turneu është pezulluar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas Deadline, kjo është hera e pestë që ky turne shtyhet. Përveç pandemisë, Bieber ka bërë pauza për shkak të betejës së tij me Sindromën Ramsay Hunt – një gjendje neurologjike që shkakton paralizë të fytyrës.
Në mënyrë që të rimëkëmbet, Bieber vendosi që sërish t’i pezullojë koncertet – deri në një njoftim të radhës.
Deri më tani nuk është bërë asgjë e qartë se çfarë Bieber do të vendosë në lidhje me data e mbetura.
Megjithatë, një njoftim zyrtar do të bëhet së shpejti./21Media









