Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Justin Bieber konfirmon se turneu “Justice” rifillon këtë muaj

nga Xh.D20 korrik 2022

Justin Bieber do t’i rikthehet turneut të tij “Justice”, pas një pauze afro një muaj për shkak të problemeve shëndetësore.
Afro një muaj më parë, Justin njoftoi përmes Instagramit se ai është diagnostikuar me sindromën “Ramsay Hunt”.
Ai tha se i duhet pauzë, pasi trupi i tij ka nevojë për pushim.
Hitbërësi e krijuesi i “Yummy” do të performojë më 31 korrik në Festivalin veror “Lucca” në Itali.
Këngëtari do të udhëtojë për në Amerikën e Jugut në shtator.
Bieber më pas do të vazhdojë rrugëtimin për në Afrikë të Jugut, Azi, Australi e Zelandë të Re për vjeshtë e dimër.
Artisti ndërkaq ende nuk i ka bërë publike datat.
Bieber më parë publikoi një video në Instagram, nga ku i dukej fytyra gjysmë e paralizuar – sindroma “Ramsay Hunt” është çrregullim neurologjik i karakterizuar nga paraliza e nervit të fytyrës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →