Kallas porosit liderët kosovarë: Angazhohuni për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën dje në Kosovë.
Ajo përmes një postimi në X tha “zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin derën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokade politike”.
“Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, shtoi Kallas
Shefja e diplomacisë së BE-së e përmendi edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e e cilësuar normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve si thelbësor për ecjen përpara të Kosovës në rrugën e integrimit.
“Përparimi në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj europiane”, shkroi ajo.











