Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kamioni godet për vdekje çiklistin 63 vjeçar

nga E.Bullaku26 tetor 2022

Një qytetar ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion sot rreth orës 16:00, në lagjen “Kurill” në Prizren.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka bërë të ditur se vdekjen e çiklistit, 63 vjeçar, e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa me rastin po merren njësitet relevante policore.
“Shoferi i kamionit është arrestuar”, ka thënë Bytyqi./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →