RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kapet kokainë me vlerë 1 milion euro, arrestohet një shqiptar

nga Kaltrina Berila14 nëntor 2022
Kapet kokainë me vlerë 1 milion euro, arrestohet një shqiptar

Një burrë shqiptar rreth të 30-ve në Co Louth të Irlandës është arrestuar pasi iu gjetur drogë, e dyshuar si kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej mbi 1 milion euro.
Droga u gjet gjatë kontrollit të një makine në zonën e Tullyallen pasditen e djeshme.
Ai aktualisht po mbahet në stacionin Drogheda Garda dhe mund të mbahet deri në shtatë ditë, transmeton rtv21.tv.
Mediat raportojnë se ai është me origjinë nga Shqipëria, por prej disa vitesh jeton në Dublin.
Burri ka një llogari në rrjetet sociale me një pseudonim, të cilin e përdor për t’u përfshirë në shaka islamofobike./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →