RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

nga Gentrita Xhemajli22 dhjetor 2024
​Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë implementuar sot planin operativ në tregun e automjeteve ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta.

Katër persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor nën dyshimet për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, shitja e paautorizuar e armëve dhe materialeve plasëse.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →