RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Kapiteni i Dritës: Kemi mjaftueshëm përvojë për të arritur diçka në Ligën e Konferencës

nga Kaltrina Berila20 korrik 2024
​Kapiteni i Dritës: Kemi mjaftueshëm përvojë për të arritur diçka në Ligën e Konferencës

​Drita do ta nis aventurën në kualifikimet e Ligës së Konferencës në raundin e dytë, ku atje do të përballet me skuadrën e Breidablik.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më datën 25 të këtij muaji me fillim nga ora 19:15 në Kopavogsvollur të Islandës,

Kapiteni i Dritës, Rron Broja foli sot për kundërshtarin e Ligës së Konferencës, të cilin e cilësoi “shumë i fortë fizikisht”, por që Drita beson që me punë e angazhim do të kualifikohet tutje.

“E vlerësojmë shumë ekipin e Breidablik, kemi parë dy ndeshjet që ata zhvilluan ditë më parë, janë një ekip shumë i fort fizikisht.

Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe jemi të gatshëm të japim maksimumin dhe besojmë që me shumë punë e angazhim do të kalojmë tutje sepse në këto nivele të garave duhet të mos nënvlerësohet as edhe një moment i vetëm dhe kërkohet maksimumi për të arritur qëllimin.

Besoj që kemi një grup të lojtarëve shumë kualitativë dhe kemi mjaftueshëm përvojë për të arritur diçka në këtë kompeticion evropian.

Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →