Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Katari do t’i përmbahet angazhimeve ndërkombëtare

nga Kaltrina Berila8 qershor 2017

Pavarësisht bllokadës Katari do t’i përmbahet angazhimeve

Katari do t’i përmbahet angazhimeve ndërkombëtare, pavarësisht bllokadës që i ka vendosur Arabia Saudite dhe aleatët e saj, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të tyre me Dohan, tha për median ministri i tij të Punëve të Jashtme.

Cheikh Mohammed ben Abderrahman Al-Thani shtoi se vendi i tij do të respektonte angazhimet ndërkombëtare dhe në këtë drejtim nuk do të ndërpresë livrimin e gazit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, një nga tre vendet e Gjirit që ndërpreu lidhjet me Katarin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Egjipt dhe Jemeni ndërprenë të hënën marrëdhëniet diplomatike me Katarin, me akuzën për mbështetje të terrorizmit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →