Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Katër të arrestuar në Podujevë pas një përleshje

nga Venera Grabanica26 prill 2025
Katër të arrestuar në Podujevë pas një përleshje

Katër persona janë arrestuar dje në fshatin Dumnicë të Podujevës pasi janë përleshur mes vete.

Policia tha se gjatë këtij incidenti dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit, ndërsa njoftoi se kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja.

Ata kanë marrë lëndime të lehta, por jo nga arma, tha policia.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 25.04.2025 – 19:29. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →