Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përleshje me thika në Istog, katër të lënduar

nga Kaltrina Berila21 maj 2023
Përleshje me thika në Istog, katër të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të dyshuar të shtunën kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, pasi ata ishin përfshirë në një përleshje me thika mes vete.

Njëri nga ta është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar nën përkujdesje mjekësore.

Policia ka njoftuar se rasti po hetohet.

“Katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal –Pejë, pasi që të njëjti janë përfshirë në përleshje në mes vete me mjete të forta (thikë). Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajte, ndërsa dy të tjerët janë ndalur por ende janë nën përkujdesje mjekësore, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →