Katër janë përfshirë nga zjarri të enjten rreth orës 03:00 të mëngjesit në një parking në rrugën “B” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se dy nga automjetet janë djegur tërësisht ndërsa dy të tjerat të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi janë dëmtuar pjesërisht.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie.”, tha ajo./21Media











