Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Katy Perry do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë

nga Venera Grabanica4 qershor 2026
Katy Perry do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë
Prishtina po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit. Pop-ylli me famë botërore, Katy Perry, është konfirmuar si një nga emrat kryesorë që do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. Lajmi u bë me dije përmes një video-mesazhi ku shfaqet vetë Katy Perry në një bisedë me organizatoren e festivalit, Dua Lipa. Publiku në Prishtinë do të ketë fatin të dëgjojë live këngëtaren e hiteve që kanë pushtuar majat e toplistave botërore, si: “Firework”, “Roar”, “Dark Horse” e “California Gurls”. Përveç Katy Perry-t, në mesin e emrave të konfirmuar janë edhe gjigantët e muzikës elektronike dhe performuesit më të kërkuar të momentit: Keinemusik (Adam Port dhe Rampa), Seth Troxler, Carlita dhe Manifest. Ky edicion do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Bërnicë.
← Më shumë lajme🎭 Më shumë nga Kulturë