Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

KB Prishtina shkarkon trajnerin

nga Kaltrina Berila11 mars 2024
KB Prishtina shkarkon trajnerin

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina nuk po gjen rehati me trajnerët.. Bardh e kaltërit sot kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulic.

Nëpërmjet një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, Sigal Prishtina ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin e trajnerin kroat.

“Faleminderit Jaksa! Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, ka shkruar faqja zyrtare e KB Prishtinës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Së fundi Prishtina pësoi disfatë në udhëtim te KB Ylli me tetë pikë diferencë 103:95. Ata renditen në vendin e katërt në tabelën e Superligës së Kosovës me 38 pikë të mbledhura.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →