Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

nga Gentrita Xhemajli9 mars 2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të hënën, më 10.03.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/10 Prishtina 6 do të ndërprehet:

NS 10/0.4  TS Kurrizi 1 (kodi: 19100043035) nga ora 10:00 deri 17:00

NS 10/0.4  TS  Kurrizi 2 me kod: (19100043036) nga ora 10:00 deri 17:00

Vendet: Kurrizi- një pjesë 18822. Ll I Podrum.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime të domosdoshme nga Komuna e Prishtinës.

Prizren

Punime nga pala e tretë

NS 110/10   Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 Malësia e Re (kodi: 31000030) nga ora 09:00 deri 15:30

Vendet: Malësia e Re, fshati Legjendë, afariste: Mullini Rexhep Ukaj, Firma Vesel Rexhaj, Fabrika e lëngjeve Novak.

Arsyeja: Ngritja e shtyllave metalike nën tension si dhe krijimi i sistemit hyrje/ dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.

NS 110/10 Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 Korisha (kodi: 31000010)  nga ora 09:00 deri 15:30

Vendet: fshatrat: Korishë, Lubizhdë dhe një pjesë e fshatit Lutogllavë.

Arsyeja: Ngritja e shtyllave metalike nen tension si dhe krijimi i sistemit hyrje/dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Nga TS 110/10 Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV J29 Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Lagjet Gurisht, Petrovë dhe Arbana.

Arsyeja: Vendosja e konzollës së izolatorëve, lidhja e largpërçuesit etj.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

Nga TS 110/10 Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10kVJ08  Qytet e fshatra (kodi: 73000003)  nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

Arsyeja: Projekte investive, demontim i rrjetit të vjetër dhe energjizimi i rrjetit të ri.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shkoza (kodi: 82000009)  nga ora 11:30 deri 13:30

Vendet: CONDOR  SH.P.K., ” KOSOVA-PACK ” SH.P.K., MULLIRI NPT”VETONI”, ODS-METAL, ” GENDER ” SH.P.K., N.T.SH,,PISTA”, rr.486 Xhelal Hajda-Toni, rr.497 Shkëlzen Krasniqi, rr.498 Xhevat e Alajdin Elshani.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i kyçje/shkyçjes së ndërprerësit të fuqisë.

Punime në projekte investive

Nga TS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10 Opterusha (kodi: 82000010)  nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

Arsyeja:  Projekte investive,  vendosja e konzollave të tensionit të mesëm.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →