Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

nga Gentrita Xhemajli16 mars 2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të hënën, më 17.03.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime në projekte investive

NS 110/10 Prishtina 5 do te ndërprehet:

Dalja 10 Bardhoshi (kodi: 13000001) nga ora 08:00 deri 15:30.

Vendet: Bardhosh, Bernicë, Siqevë, Sharban, Blind te Kupinët dhe Truda.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e përçuesve dhe energjizimi i linjës së re.

Nga NS 110/10 Prishtina 5 do të ndërprehet:

Dalja 10 Kodra e Trimave 7 (Kodi: 13000006) nga ora 09:00 deri 15:30.

Vendet: Kodra e Trimave, Kolovicë e Re dhe Kolovicë e Vjetër.

Arsyeja : Energjizimi i kabllove të reja për sistemin unazor.

Pejë:

Punime nga pala e tretë

Nga NS 110/10 Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10  Strellci (kodi: 53000004) nga ora 08:00 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Isniq, Lëbushë, Strellc, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Arsyeja: Zhvendosje e rrjetit sipas zgjidhjes teknike.

Ferizaj:

Punime nga pala e tretë

Nga TS 110/35/10kV Lipjan do të ndërprehet:

Dalja 10kV Suhadolli (kodi: 41000020) nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: Fshatrat: Fushas (Llugë), Hashanët (një pjesë), Jeta e Re (Topliqan) (një pjesë), Lagjja e Re, Lepi/Lepina, Lipjan, N.Naselje (Lipjan) (një pjesë), Radevë, Skulla/Skulanevo dhe Suhadoll.

Arsyeja: Realizimi i punëve sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Mitrovicë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

NS 110/10 Mitrovica 2

Nga Dalja 10 Stadioni do të ndërprehet:

NS 10/0.4   TS -Mixheni (kodi-70000009003) prej orës 09:30 deri 15:30.

Vendet: Rr Safet Boletini.

Arsyeja: Demontimi i shtyllave të vjetra, përçuesve.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/10 kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Ura Terezive (kodi: 81000004) nga ora 10:30 deri 11:30.

Vendet: fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj Kushavec, Muhadër, Pnish, Rogovë, Smaq, Ujëz.

Arsyeja: Rregullimi i instalimit të djegur të transformatorëve matës rrymor dhe grupeve matëse dhe  rregullimi i matjes.

Nga NS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Intermed (kodi: 81000032) nga ora 10:30 deri 13:30.

Vendet: fshati Rrezinë (një pjesë). Rrugët: Skënderbeu (një pjesë), Zidi Sadik Agës, Zona Industriale – dalje që përfshin konsumatorë komercial.

Arsyeja: Kontrollimi dhe testimi i mbrojtjes rele.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →