Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEK ka ndalë njësinë A-3

nga E.Bullaku26 shtator 2022

Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se njësia A3 është ndalur të dielën, si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
Sipas tyre, ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.
Lidhur me këtë, KEK thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit.
“Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →