RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KEK reagon për rikthimin në punë të bllokut B2

nga Xh.D23 janar 2022

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka lëshuar një njoftim, pasi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se sot është rikthyer në punë blloku B2.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →