Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kepa harron Chelsean: Shpresojë që Reali më mban pas huazimit-

nga R15 gusht 2023
Kepa harron Chelsean: Shpresojë që Reali më mban pas huazimit-

Real Madridi e bëri sot zyrtare transferimin e Kepa Arrizabalaga nga skuadra e Chelseat në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Pasi që portieri kryesorë, Thibaut Courtois, pësoi një lëndim të rëndë duke këputur ligamentet në gjurin e tij, Reali vendosi t’i hyjë merkatos, dhe siguroi shërbimet e Kepas në formë huazimi.

Tani, pas prezantimit, portieri spanjoll ka folur për mediat, ku si duket e ka harruar menjëherë Chelsean.

“Unë shpresojë që me paraqitjet e mija, Real Madridi do të vendosë të më mbajë mua pas huazimit. Ky klub është legjendarë”, tha Kepa.

Ndërkaq, për transferimin e Kepas foli edhe presidenti i klubit, Florentino Perez.

“Kepa kishte oferta të mëdha në tavolinë, por ai vendosi të na bashkohej neve, ai donte vetëm Real Madridin”, tha Perez.

Marrëveshja mes Realit dhe Chelseat për Kepan është në formë huazimi, pa opsionin që transferimi të bëhet permanent. /kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →