Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kërcënohet ministri Faton Peci

nga Venera Grabanica13 tetor 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është kërcënuar dy ditë më parë. Për shkak të kërcënimit, Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje të afërt ministrit Peci që nga dje.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar, Enis Osmani Këshilltar politik i Ministrit Faton Peci.
“Po, Ministri është nën përcjellje të mbrojtjes së afërt. Përcjellja e policisë është reflektim dhe vlerësim i institucioneve përgjegjëse, ndaj seriozitetit të situatës” – tha Osmani.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje lidhur me këtë rast./21Media 
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →