Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kërkohet shtyrja e afatit për konvertimin e patentë shoferëve në RKS

nga Kaltrina Berila8 gusht 2024
Kërkohet shtyrja e afatit për konvertimin e patentë shoferëve në RKS

Ka mbetur edhe një ditë nga mbyllja e afatit për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, në ato RKS.

Por, po ashtu është kërkuar që të ketë edhe shtyrje të afatit, për 10 ditë pune. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“I kemi disa probleme teknike dhe e shohim se njerëzit i kanë ato telashe. P.sh dikush e ka ndonjë problem teknik, ndalim të ngasjës për tre muaj, dhe ky ndalim shkon pas 9 gushtit. Ne e kemi bërë kërkesën në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të na lejojë që kjo të zgjatet për pesë apo dhjetë ditë pune, për shkak të këtyre vështirësive”, tha Elshani.

Ndryshe nga 9 maji e deri ditën e djeshme më 7 gusht, janë konvertuar gjithsejt 5 mijë e 588 patentë – shoferë ilegalë të Serbisë, në ato RKS.

Sipas Ligjit, ata që kapen pa leje të Kosovës, mund të gjobiten deri në 1 mijë e 500 euro.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →