🇽🇰 Kosova
Këtë javë dhe javën tjetër s’ka seanca plenare, kjo është arsyeja
nga Kaltrina Berila27 maj 2024
Këtë javë, por edhe tjetrën nuk pritet të ketë seanca plenare. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi pas mbledhjes së Kryesisë.
“Salla plenare është në ndërhyrje për të përmirësuar teknikën, nuk pritet të ketë seancë këtë javë e as javën e ardhshme. Planifikohet të jetë gati para 12 qershorit për një seancë solemne për 25 vjetorin e Çlirimit”, tha Rrustemi.











