Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Këto janë aktivitetet e partive politike për sot

nga Kaltrina Berila7 shkurt 2025
Këto janë aktivitetet e partive politike për sot

Teksa është afruar dita e zgjedhjeve, partitë politike po vazhdojnë të kenë agjendë të ngjeshur edhe këto dy ditë fushate.

Nga ora 19:00 Lëvizja Vetëvendosje mban tubim përmbyllës të fushatës në sheshin ”Skënderbeu”, Prishtinë.

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot nga ora 16:00 viziton një kompani në Suharekë, duke vazhduar pastaj takimin me banorët e Rahovecit nga ora 18:00.

Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku sot nga ora 18:00 mban tubim elektoral në Podujevë.

E koalicion për “Kosovën Fituese”, sot viziton Rahovecin, dhe mban tubim zgjedhor në Gjakovë nga ora 18:00. Nuk do të mungojnë as tubimet e tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.

Po ashtu sot nga ora 19:00 Koalicioni për Familjen mban tubim përmbyllës zgjedhor.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →