RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KFOR-i dhe Policia e Kosovës gjejnë 10 detonatorë në Leposaviq

nga Gentrita Xhemajli16 nëntor 2025
KFOR-i dhe Policia e Kosovës gjejnë 10 detonatorë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë patrulluese, në bashkëpunim me trupat e KFOR-it, kanë gjetur dhjetë detonatorë ndezës me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq.

Sipas raportit 24-orësh thuhet se pasi u raportua rasti, ekipi hetimor u nis drejt vendngjarjes. U kontaktua edhe prokurori i shtetit, i cili urdhëroi nisjen e procedurave formale të hetimit.

“Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →