Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KFOR-i pas sulmeve në veri: Të gatshme për t’u përgjigjur nëse kërkohet

nga Kaltrina Berila24 shtator 2023
KFOR-i pas sulmeve në veri: Të gatshme për t’u përgjigjur nëse kërkohet

KFOR-i ka deklaruar se po vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet.

“Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë KFOR-i.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka dënuar ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet për familjen dhe të dashurit e të ndjerit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →