Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

KHF Istogu i gatshëm për ndeshjet evropiane

nga E.Bullaku14 tetor 2022

KHF Istogu në fundjavë i luan dy ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll (EHF European Cup). Në palestrën e tij, Istogu e pret Çairin e Shkupit.
Të dy ndeshjet luhen në Istog dhe skuadra e drejtuar nga Faruk Shala pret të përfitoi nga ky fakt. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 17:00, ndërsa ndeshja e dytë është të dielën po nga ora 17:00.
Istogu tashmë e ka edhe përvojën në kupa evropiane, ndërsa ka angazhuar lojtare, që sipas drejtuesve të klubit garantojnë paraqitje të denjë në Kupën Evropiane.
Çairi po ashtu është skuadër shqiptare, ndërsa ndeshjet do të shërbejnë edhe për shfaqjen e vlerave të korrektësisë sportive./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →