Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Kim Kardashian akuzohet sërish për “photoshop”

nga Kaltrina Berila12 shkurt 2022

Kim Kardashian është akuzuar për editimin e një fotoje, të cilën e ndau në Instagram disa ditë pasi u betua se do të kalonte më pak kohë në internet.
Ylli 41-vjeçar duke pozuar teksa ishte në palestër, me këmbët e kryqëzuara, njërën dorë duke rregulluar veshjet e saj sportive, tjetrën duke mbajtur një shishe me ujë dhe kthesat e saj famëkeqe të qarta për të gjithë.
Por disa fansa janë të bindur se një pjesë e pajisjeve të palestrës që është në sfond duket e shtrembëruar, duke sugjeruar që ylli kishte ndryshuar imazhin e saj për të theksuar belin e saj, transmeton rtv21.tv.

Duke reaguar ndaj postimit të saj, të cilin Kim e kishte mbishkrimin: “Mjekra lart ose kurora rrëshqet”, një fans shkroi: “Jo, jo sfondi i lakuar”.
Një tjetër ndër ata që kritikuan imazhin shkroi: “Sfondi i modifikuar” krahas një emoji fytyre që qan.
Dhe një tjetër shkruante: “Kushdo që e bëri këtë fotoshop nuk e bëri punën e tij siç duhet”.
Postimet e Kim në palestër vijnë pas një interviste të diskutueshme me revistën Vogue, ku ajo dha të dhëna për arsyet e divorcit me 44-vjeçarin Kanye West dhe gjithashtu shpjegoi se synonte të kalonte më pak kohë në mediat sociale dhe të bllokonte përmbajtjen që nuk dëshironte t’i shihte./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →