Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kina ndan 790 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

nga Xh.D9 mars 2022

Kryqi i Kuq i Kinës do të sigurojë 5 milionë juanë (ose rreth 791,000 dollarë) ndihmë humanitare për Ukrainën, kanë bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kinës në një konferencë, duke shtuar se grupi i parë i ndihmës u largua nga Pekini të mërkurën.
Ndihma, e cila përfshin ushqimin dhe nevojat e përditshme, vjen me kërkesë të Ukrainës dhe do t’i dorëzohet Kryqit të Kuq të Ukrainës “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.
Kina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që palët të ushtrojnë “përmbajtjen maksimale” për të parandaluar një krizë masive humanitare.
Pekini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht ta quajë luftën në Ukrainë një pushtim rus./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →