Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA-ja ndan edhe 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

nga Venera Grabanica1 qershor 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi për një tërheqje prej 700 milionë dollarësh në armë dhe pajisje për Ukrainën.

Kjo tërheqje, e 11-ta, është pjesë e ndarjeve shtesë prej 40 miliardë dollarësh.

“Ndihma ushtarake e SHBA-së do të forcojë pozicionin e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, për të siguruar fitore në fushën e betejës dhe përfundimisht do të forcojë pozicionin e Ukrainës në tryezën e bisedimeve”, tha Blinken në një deklaratë.

“Kremlini ka pasur sukses vetëm në shkatërrimin e komuniteteve, brutalizimin e civilëve, ndërprerjen e bujqësisë së Ukrainës dhe kërcënimin e sigurisë globale ushqimore duke bllokuar portet e Ukrainës. Vullneti i forcave të guximshme të Ukrainës për të mbrojtur vendin e tyre është i admirueshëm dhe Ukraina ka treguar se nuk do t’i nënshtrohet kurrë Rusia”, shtoi Blinken.

Blinken e përfundoi deklaratën e tij duke u zotuar se SHBA dhe aleatët e saj “do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →