RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kina nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina

nga Xh.D1 mars 2022

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, thanë media shtetërore.
Rreth 400 studentë me bazë në qytetin port të Detit të Zi të Odessa dhe 200 të tjerë nga Kiev, u larguan nga vendi të hënën, sipas tabloidit shtetëror Global Times, i cili citon Ambasadën Kineze në Ukrainë.
1000 qytetarë të tjerë pritet të evakuohen në vendet fqinje të martën, shtoi ai.
Planet për fluturime për të nxjerrë qytetarët kinezë u ndaluan gjatë fundjavës pasi luftimet u intensifikuan, me ambasadën kineze në Ukrainë duke përmendur rreziqet e sigurisë.
Përpara sulmit të Rusisë, zyrtarët kinezë  kundërshtuan paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se një lëvizje agresive nga Moska ishte e pashmangshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, mbrojti qasjen e Pekinit, duke thënë se ministria dhe ambasada kineze në Ukrainë “lëshuan paralajmërimet përkatëse të sigurisë në kohën e duhur”.
Sipas mediave shtetërore, në Ukrainë janë rreth 6,000 shtetas kinezë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →