Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kina refuzon të kritikojë pushtimin rus të Ukrainës

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2022

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të enjten, në vend të kësaj duke përsëritur thirrjet për palët që të “ushtrojnë vetëpërmbajtje” dhe duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “ushqyerje tw zjarrit” në tensionet.
Në një konferencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme që vazhdoi për më shumë se 90 minuta, zëdhënësja dhe ndihmësministri i Punëve të Jashtme, Hua Chunying shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë. Ato përfshinin pyetje të përsëritura nëse Pekini do t’i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainës.
Hua Chunying shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
“Çështja e Ukrainës ka një sfond historik shumë të ndërlikuar. Ajo ka evoluar në situatën aktuale për shkak të veprimit të përbashkët të faktorëve të ndryshëm… siguria duhet të jetë çështje e bashkëpunimit të përbashkët dhe sigurisë së qëndrueshme, dhe shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve duhet të të respektohen dhe të adresohen”, tha ajo duke iu përmbajtur nga afër komenteve të bëra një ditë më parë.
Kina “po ndjek nga afër situatën e fundit” dhe u bën thirrje palëve “të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit”, tha Chunying në mënyrë të përsëritur.
Pas pyetjeve nga media të shumta nëse Kina i konsideronte lëvizjet e Rusisë një pushtim, Hua i pyeti gazetarët “Pse jeni të fiksuar me këtë pyetje?
“Mund të pyesni palën amerikane. Ata vazhdojnë të ndezin zjarret… Mund t’i pyesni nëse kanë ndonjë plan për të shuar zjarrin”.
Të enjten, administrata doganore e Kinës tha gjithashtu se do të fillojë të lejojë importet e grurit që nga 24 shkurti nga Rusia. Të dy vendet kishin njoftuar një marrëveshje në fillim të këtij muaji që Kina të importonte grurë rus gjatë vizitës së Putinit në Pekin për t’u takuar me Presidentin Xi dhe për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.
Megjithëse jo aleatë ushtarakë, Kina dhe Rusia kanë paraqitur një front gjithnjë e më të bashkuar përballë asaj që ata e shohin si ndërhyrje perëndimore në punët dhe rajonet e tyre përkatëse./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →