Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Kjo është shifra që përfiton fituesi i finales së Botërorit të Klubeve

nga Venera Grabanica11 korrik 2025
​Kjo është shifra që përfiton fituesi i finales së Botërorit të Klubeve

Skuadrat franceze dhe angleze, dy nga klubet më të fuqishme dhe më të pasura të futbollit evropian, do të garojnë për nderin e të qenit kampionët e parë të garës së zgjeruar të FIFA-s, e krijuar me premtimin e revolucionarizimit të futbollit të klubeve dhe si një hapje vezulluese për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut.

Finalja, e planifikuar për në mesditë në stadiumin përvëlues MetLife në New Jersey, vjen pas një turneu të mbushur me surpriza, duke përfshirë eliminime tronditëse për Manchester Cityn dhe Interin nga ekipet e dobëta si Al Hilal dhe Fluminense.

Përfitimet financiare të klubeve pjesëmarrëse kanë qenë mjaftë të larta, por për dy skuadrat finaliste ka ende shifra të mëdha që po presin në arkat e FIFA-s për t’u shpërndarë.

Në fakt, vetëm për arritjen në finale, PSG dhe Chelsea kanë arkëtuar nga 30 milionë euro, derisa për fituesin e ndeshjes finale janë të parapara edhe 40 milionë euro të tjera.

Ndryshe, FIFA kishte bërë të ditur se shuma totale e çmimeve për Botërorin e Klubeve është një miliard dollarë amerikanë, e përbërë nga një shtyllë e performancës sportive prej 475 milionë dollarësh dhe një shtyllë e pjesëmarrjes prej 525 milionë dollarësh.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →