Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Klinaku: Aktgjykimi i Speciales ndaj Pjetër Shalës është politik

nga Kaltrina Berila16 korrik 2024
Klinaku: Aktgjykimi i Speciales ndaj Pjetër Shalës është politik

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Klinaku ka thënë se ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e Shalës Specialja ka marrë vendime politike.

“Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, shkroi ai.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka ka dënuar Shalën me 18 vjet burgim për krime lufte.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →