Aktgjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të shpallet më 16 korrik në orën 14.
Specialja njoftoi se aktgjykimi ndaj Shalës, i cili akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, do të shpallet në një seancë publike dhe se ajo “mund të përcillet në shqip, anglisht dhe serbisht”.
Shala akuzohet se përafërsisht mes 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, së bashku me disa ushtarë, policë dhe roje të UÇK-së, morën pjesë në ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe në një rast në vrasjen e paligjshme të një të ndaluari në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.











