Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Koci: Nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari deri në fundjavë, të hënën vendos tendë para Kuvendit

nga Gentrita Xhemajli25 gusht 2025
Koci: Nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari deri në fundjavë, të hënën vendos tendë para Kuvendit

Avokati i njohur, Arianit Koci ka reaguar sërish lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka zbuluar se ka pasur një bisedë me një anëtar të PDK-së, i cili i kishte thënë se partia do ta votonte vetëm Dimal Basha për kryetar të Kuvendit, por jo ndonjë kandidat tjetër nga Vetëvendosje.

“Nëse e propozojnë prapë Dimalin, do ta votojmë. Nëse VV propozon dikë tjetër – nuk e votojmë!”, kishte thënë anëtari i PDK-së sipas Kocit.

Ai i ka kujtuar opozitës premtimet e dhëna publikisht:

“Leni lojërat! Ju, PDK, keni premtuar se do ta votoni çdo deputet që nuk është pjesë e qeverisë. Prandaj, mbajeni fjalën!”, ka shkruar ai.

Koci ka paralajmëruar nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari deri në fundjavë, të hënën e ardhme do të vendos tendë para Kuvendit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →