RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komisioneri Evropian viziton sot Kosovën

nga Venera Grabanica5 maj 2021

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor sot do të vizitojë Kosovën,

Vizita e tji ka të bëjë me vaksinat e shpërndara nga Bashkimi Evropian për vendet e rajonit.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për webfaqen e Komisionit Evropian.

Ende nuk është bërë e ditur ende agjenda e vizitës së tij në Kosovë./21Media 

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →