RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komisionerja Kos sot e nesër në Prishtinë në vizitën e saj të parë në Kosovë

nga Venera Grabanica14 maj 2026
Komisionerja Kos sot e nesër në Prishtinë në vizitën e saj të parë në Kosovë

Të premten, më 15 maj, Komisionerja për Zgjerim Marta Kos do të qëndrojë në Prishtinë në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.

Në një përgjigje të BE-së për RTV21 thuhet se vizita e Kos nënvizon mbështetjen e palëkundur të BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën për reforma të shpejta e vendimtare për të avancuar rrugën e integrimit evropian.

Gjatë vizitës, Komisionerja Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar nevojën për përshpejtimin e reformave drejt BE-së, si dhe shfrytëzimin maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Komisionerja do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë gra udhëheqëse nga industri të ndryshme.

Duke rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të BE-së, kjo vizitë synon të inkurajojë progres të mëtejshëm në rrugën e integrimit evropian të Kosovës dhe të forcojë angazhimin e ndërsjellë për prioritetet e përbashkëta.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →