Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komuna e Ferizajt del në terren për të parë dëmet që pësuan fermerët nga breshëri

nga Kaltrina Berila5 gusht 2025
Komuna e Ferizajt del në terren për të parë dëmet që pësuan fermerët nga breshëri

Të reshurat e djeshme të shiut në rajonin e Ferizajt, të cilat u shoqëruan edhe me breshër, fermerin Mursel Osmani nga Gaçka e Ferizajt e dëmtuan shumë.

Për të parë nga afër dëmet e shkaktuar, në terren sot ka dalë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Alberton Sahiti.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, drejtorët komunalë u shprehën se komuna do të angazhohet për t’i kompensuar dëmet e fermerëve.

“Komuna përmes Komisionit Profesional do të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe do të angazhohet në kompensimin e tyre për fermerët e dëmtuar në bazë të mundësive buxhetore”, u tha në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →