RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komunat kërkojnë që viti shkollor të fillojë më 27 shtator

nga E.Bullaku21 shtator 2021

Komunat e Kosovës janë të gatshme dhe kanë kërkuar që viti shkollor të fillojë më 27 shtator.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për rtv21.tv se skenari për zhvillimin e procesit mësimor do të zgjidhet nga Task Forca Komunale e Arsimit.
“Kjo u konkludua në takimin e kolegjiumit të drejtorëve të arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Çdo vendim për cilin skenar të zhvillimit të procesit mësimor do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit”, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka theksuar se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike.
“Kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë që të hartohet lista për zëvendësimin e këtyre mësimdhënëseve në mënyrë që mos të humbet mësimi”, ka theksuar Ibrahimi./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →