Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konfiskohen mallra të falsifikuara në Han të Elezit

nga Gentrita Xhemajli8 shtator 2025
Konfiskohen mallra të falsifikuara në Han të Elezit

Të hënën, gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Hanit të Elezit, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, me rastin e kontrollit, në veturë janë zbuluar mallra të ndryshme, kryesisht artikuj tekstili dhe parfume, për të cilat ekzistonte dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Rasti është proceduar për trajtim nga Njësia për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI), ku pas verifikimit është konstatuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe si të tilla përbëjnë shkelje të ligjit për mbrojtjen e pronësisë intelektuale në vend”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat thuhet se janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore.

“Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen dhe qarkullimin e mallrave të falsifikuara në tregun vendor dhe për të zbatuar me përpikëri dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale”, theksohet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →