RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

nga Egzona Mehmeti22 tetor 2022

Një automjet me targa vendore – postë e shpejtë, në të cilin janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar, është ndaluar sot në Han të Elezit.
Policia ka informuar se gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt. Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës.”, ka informuar Policia.
Rasti ka ndodhur në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →