Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij viti në Kosovë është ulur

nga Kaltrina Berila13 dhjetor 2022
Konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij viti në Kosovë është ulur

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se konsumi i energjisë elektrike gjatë këtij viti në Kosovë është ulur.
Sipas saj, gjatë muajit nëntor tek amvisëritë ka ulje të konsumit prej 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
“Po flasim për dhjetëra milionë kursime si pasojë e kësaj. Para rreth një muaji, është vlerësuar se gjatë muajit të dimrit duhet të importohet 20 për qind energji elektrike. 300 milionë euro na duhen për të tejkaluar dimrin. Por si pasojë e kursimeve, parashikimet kanë ndryshuar”, u shpreh ajo.
Rizvanolli në konferencën për Planin e veprimit për pakon emergjente nga Bashkimi Evropian shtoi se janë parapara gjashtë masa.
“75 milionë euro janë ndarë për Kosovën, rreth 43 euro për kokë banori. Ministria e Ekonomisë bashkë me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, si rezultat i kësaj në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi miratuar planin, ku janë gjashtë masa në total”, ka thënë ajo.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →