Korenica: Asociacioni nuk është i mirë për Kosovën asnjë format nuk është i mirë
(Lajm i përditësuar)
Korenica: Drafti është i keq, Asociaiconi nuk është i mirë për Kosovën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisonin “Click” në RTV21 tha se ai personalisht nuk e ka draft statutin e Asociacionit.
”Unë personalisht nuk e kam, kolegët që i njohë nuk e ka askush”, tha Korencia.
Ndër tjera Korencia shtoi se asnjë draft statut i Asociacionit nuk është i mirë.
”Drafti është i keq çfarëdo drafti qoftë, Asociacioni nuk është i mirë për Kosovën asnjë format nuk është i mirë”, tha Korencia.
Korencia: Borelli e barazoi edhe Kosovën e Serbinë, është një lloj ledhatimi që vazhdon t’i bëhet Serbisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisonin “Click” në RTV21 tha se disa rrethana tregojnë që Bashkimi Evropian e mbanë anën e Serbisë.
Korencia tha se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në deklaratën e tij pas takimit të Samitit barazoi Kosovën me Serbinë.
”Nuk ka fat tjetër Kosova përveç se me bashkëpunu me faktorët ndërkombëtarë, kaherë rrethanat e tregojnë se e mbajnë anën e Serbisë, rasti i fundit deklarata e Borrellit kur përfundoi takimi i samitit kur Kurti ishte i gatshëm për t’i nënshkruar të tria dokumentet, Borelli doli dhe tha se palët kanë vënë parakushte, e barazoi edhe Kosovën edhe Serbinë ne e kemi ditur se njëra palë nuk ka dashur të nënshkruaj, që i bjen në një farë forme është një lloj ledhatim që vazhdon t’i bëhet Serbisë, kështu e shohim ne”, tha Korencia.
Korenica: Fokus i veçantë fuqizimi i ushtrisë, janë shtuar mjetet 100% në krahasim me të kaluarën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisonin “Click” në RTV21 tha se Qeveria e ka në fokus fuqizimin e Ushtrisë, teksa shtoi se mundësia buxhetore, mjetet janë është shtuar 100% në krahasim me të kaluarën.
”Nëse dikur para kësaj Qeverie është numëruar çdo fishekë çka gjuan një ushtarë në trajnime, sot nuk ka problem në atë aspekt, është shtuar mundësia buxhetore, pra janë shtuar mjetet 100% në krahasim me të kaluarën”, tha Korencia.
Korenica: Kemi investime kapitale mbi 50 përqind në Ministrinë e Mbrojtjes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisonin “Click” në RTV21 tha se investimet kapitale kanë arritur mbi 50 përqind në Ministrinë e Mbrojtjes
”Kemi investime kapitale mbi 50 përqind në Ministrinë e Mbrojtjes sa i përket financimit ”, tha Korencina.
Korenica: Ka projekte që duhet me u angazhu më shumë qeveria
Duke komentuar punën e Qeverisë Kurti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisonin “Click” në RTV21 tha se Qeveria duhet të jetë e angazhuar më shumë për realizimin e disa projekteve që nuk janë realizuar në kohën kur kanë qenë të planifikuara të realizohen.
”Ka projekte që duhet me u angazhu më shumë qeveria që duhen me u realizu në kohën kur është planifikuar të realizohet, të mësojnë nga e kaluara pse disa prej projekteve që kanë qenë në planfikim e nuk janë realizuar”, tha Korenica.
Korenica: Paga e kryeministrit është zvogëluar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica në emisonin “Click” në RTV21 duke folur për rritjen e pagave gjatë mandatit të Qeverisë Kurti tha se paga e ”kryeministrit është zvogëluar”.
”Po kemi mbi 100 milionë euro që kur ka hyrë ligji i fundit në fuqi për paga, rritje në sektorin publik, kryeministrit i është zvogëluar paga, në kuptimin e asaj çfarë ka qenë dhe si është tash kur ka qenë ligji i vjetër me vendime të ish kryemisnitrit, paga tash është më e vogël e kryeministrit”, tha Korencia ndër tjera./21Media











