Kosova dhe Gjermania me marrëveshje për varrezat e ushtarëve gjermanë në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë, të rënë në luftëra.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman bëri të ditur se mirëmbajtja do të kryhet nga Volksbund.
“Sot ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe unë nënshkruam marrëveshje lidhur me varret gjermane të luftës ne Kosovë ku Volksbund do lejohet të sigurojë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj tyre në mënyrë të denjë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Faleminderit Kosovë për këtë gjest respekti”, ka shkruar ambasadori gjerman ndër tjera në Twitter./21Media
Today @gervallaschwarz and I signed the Agreement on 🇩🇪 War Graves in 🇽🇰 allowing @Volksbund to ensure that the maintenance and care of these graves is carried out in a worthy fashion and in accordance with international humanitarian law. Thanks to 🇽🇰 for this gesture of respect! pic.twitter.com/5tqkgCBUip
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 10, 2022







