Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​Kosova e nis me humbje Ballkanikun e “Beach Volley”

nga B G13 shtator 2024
​Kosova e nis me humbje Ballkanikun e “Beach Volley”

Ekipi i Kosovës në Beach Volley për meshkuj, i përbërë nga Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, e humbi ndeshjen e parë në Kampionatin Ballkanik (BVA) kundër Moldavisë me rezultatin 2:0 në sete.

Seti i parë përfundoi me rezultat 21:12 në favor të Moldavisë, ndërsa seti i dytë me 21:13, duke treguar një dominim të kundërshtarëve në këtë përballje të vështirë.

Trajneri Fatlum Hajrizi u përpoq t’i udhëzojë djemtë gjatë ndeshjes, por Moldavia arriti të shfrytëzojë përparësitë e veta.

Përveç ekipit të meshkujve, Kosova përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik edhe me ekipin e vajzave, të përbërë nga Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari, nën drejtimin e trajnerit Edon Ibrahimi.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →