Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Kosova fiton ndaj Gjeorgjisë

nga B.K2 shtator 2021


Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Gjeorgjisë dhe asaj të Kosovës.
Pas 90 minutave lojë në stadiumin “Batumi”, fitore ka regjistruar Kosova me rezultat minimal 1:0.
Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi i Gjeorgjisë Davit Khocholava në minutën 18, duke shënuar autogol.
Autogoli i Khocholavas njëkohësisht ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes, gol ky i cili ia siguroi Kosovës tri pikët e para në Grupin B.
Me fitoren e parë në grup Kosova lëviz nga pozita e fundit në atë të tretën, duke lënë pas Kombëtaren e Greqisë në vend të katërt me dy pikë dhe atë të Gjeorgjisë në vend të pestë me një pikë.
Ndërkaq, Grupin B e kryeson Kombëtarja e Spanjës me gjithsej shtatë pikë, një më shumë se Suedia që zë vendin e dytë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →