Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova pranohet në platformën globale DOAJ për revistat shkencore

nga Kaltrina Berila24 tetor 2025
Kosova pranohet në platformën globale DOAJ për revistat shkencore

Kosova tashmë figuron zyrtarisht në databazën prestigjioze Directory of Open Access Journals (DOAJ), falë pranimit të revistës shkencore “Kosova Anthropologica” në këtë platformë.Kështu njofton Universiteti Prishtinës përmes një njoftimi publik.

UP njofton se lajmin e ka bërë të ditur profesori Arsim Canolli, kryeredaktor i revistës dhe drejtues i Institutit të Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Kosova tani zyrtarisht është e listuar në DOAJ. Pas kërkesës sonë, DOAJ-i e përditësoi databazën e tyre. Ky është një gjest dashamirës, demokratik e bujar i DOAJ-it gjatë International Open Access week 2025”, citohet të ketë thënë Canolli.

UP shkruan se revista “Kosova Anthropologica” u pranua në DOAJ në janar të vitit 2025, ndërsa qysh atëherë botuesit e saj kishin paralajmëruar angazhimin për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e saj në këtë platformë.

Njoftimi thekson se databaza DOAJ, e tipit të hapur, ku punimet shkencore dhe revistat mund të lexohen pa pagesë, është ndër më të rëndësishmet e këtij lloji në botë, pasi aty janë të vendosura 22 mijë e 136 revista shkencore me mbi 11 milionë artikuj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →