RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve lokale për kuvendet komunale

nga Venera Grabanica16 nëntor 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale për kuvendet komunale.
Në mbledhjen e sotme, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se janë zgjidhur të gjitha ankesat dhe se rezultatet mund të certifikohen.
“Në PZAP janë ende disa ankesa por që ato nuk kanë rol në certifikimin e rezultateve”, tha ai.
Në këtë mbledhje u bë edhe zëvendësimi i asamblistëve për kuvendet komunale. Imri Ahmeti nga PDK u zëvendësua nga Armend Grajçevci, Gazmend Muhaxherri nga LDK u zëvendësua me Faik Zekajn, Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje nga Arnor Murseli, Eliza Hoxha nga PDK u zëvendësua nga Sheik Beqiri Badivuku, Agim Aliu nga PDK u zëvendësua nga Hivzi Kamenica dhe Bekë Berisha nga AAK u zëvendësua nga Nezet Ramaj.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për portalin rtv21.tv konfirmuar se sot në orën 18:00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →