Fushata zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të jetë shtatë ditë. Fushata do të fillojë me datën 3 nëntor dhe do të përfundojë para hapjes së votimeve me nëntë nëntor.
Kështu ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme.
KQZ po ashtu mori vendim edhe për miratimin e rekomandimeve për përfshirjen në rezultatet përfundimtare të rezultateve që dolën pas rinumërimit të 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime të ndryshme.











