(Lajm i përditësuar)
Krasniqi: Autoriteti ndërkombëtar i Kosovës është në rënie drastike
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se autoriteti i ndërkombëtar i Kosovës është në rënie.
“Në rënie drastike dhe në rënie tejet shqetësuese, këtë po e vërej në disa takime dhe kontakteve me disa zyrtarë ose studiuesve ose personat që e njohin jetën reale në Ballkan, dhe kjo humbje e besimit ose e autoritetit nuk bëhet nga xhelozia e zyrtarëve evropiane ndaj vlerave tona por në saje të gabimeve tona të përhershme”, tha ai
Krasniqi: Mund të shtohen sanksionet ndaj Kosovës
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha e Administrata e Trump i vë në zbatim menjëherë programet e veta”.
“Ata do të kërkojnë në mënyrë ultimative…shikoni apo i vëreni pasojat e sanksioneve që i kemi, mund të shtohen sanksionet”, tha Krasniqi.
Krasniqi: BE s’do ta pranojë çfarëdo ideje për ndryshimin e territoreve
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi në emisionin “Click” në RTV21 tha se Evropa është tejet e ndjeshme ndaj idesë së ndryshimin e kufijve.
“Për shkak se nëse një kufi në territorin e Evropës ndryshon për shkak të struktures etnike, atëherë ajo mund të ndikojë në hapjen e asaj kutie të Pandorës dhe të paraqiten probleme të cilat Bashkimi Evropian nuk mund më t’i menaxhojë, sidomos elementi më i ndikuar në këtë rast është Ballkani i cili nuk ka një kufi të qartë etnik dhe kufijë të qartë shtetëror”, tha ai.
“BE ka qëndrim kategorik dhe nuk do të pranojë ndryshimin e çfarëdo aspekti ose ideje për ndryshimin e territoreve” , tha ai./21Media











